Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se ministria që udhëheq i ka siguruar një autoambulancë dhe mjete shpenzuese kundër koronavirusit QKMF-së në Istog.
Zemaj thotë se përkujdesja primare është thelbësore për suksesin e sistemit shëndetësor në vend, andaj, investimet në ngritjen e cilësisë janë të nevojshme.
“QKMF-së në Istog, i kemi siguruar një autoambulancë dhe si më parë kemi dërguar edhe matrial shpenzues të konsiderueshëm kundër Covid 19, për nevojat e personelit shëndetësor dhe qytetarëve që marrin shërbime shëndetësore në mjekësinë primare”.
“Përkujdesja primare është thelbësore për suksesin e sistemit shëndetësor në vend, andaj, investimet në ngritjen e cilësisë së shërbimeve në këtë nivel të përkundesjes, shtojnë cilësinë në tërë sistemin shëndetësor. Respekt për profesionistët shëndetësorë që veprojnë të parët në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve!” është shprehur Zemaj.
Haradinaj: Kosova po udhëhiqet nga spiuni i Serbisë, Albin K...
Erdogan mbërrin në Tiranë, niset drejt Presidencës
Osmani pret sot në takim emisarin amerikan Kasanof
Leart Paqarada lirohet nga grumbullimi i Kosovës, bëhet e di...
Ishte në kërkim nga gjykata, arrestohet 26-vjeçari në Kaçani...
Policia i gjen para në euro, franga, dinar e dollar – arrest...