Rreth pesë mijë doza të vaksinës së kompanisë Pfizer të cilat i janë ndarë Kosovës nga Bashkimi Europian si pjesë e pakos së ndihmës që BE u ka bërë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë arritur sot në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga nesër do të vazhdojë vaksinimi në vend.
“Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot 4680 doza të vaksinës Pfizer/Biontech kundër COVID-19, pjesë e parë e 95 000 dozave të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.
Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi.
Vaksinimi do të rifillojë nesër, e mërkurë 5 maj 2021 me punëtorët shëndetësor nga e tërë Kosova, të cilët do të vaksinohen në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00” thuhet në njoftimin e MSH.
Dozat e siguruara janë pjesë e asistencës prej 95 mijë vaksinave anti-covid që Bashkimi Europian i ka ndarë për Kosovën ku nga java e ardhshme pritet të vijnë vazhdimisht kontigjente të vaksinave të tjera si nga BE por edhe përmes programit Covax./arbresh.info/
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin