Ministria e Shëndetësisë (MSH), u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër coronavirusit në mënyrë që të mbrohen nga komplikimet.
Siç bëhet e ditur, një studim i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC-SHBA) ka gjetur se rreziku i komplikimeve të zemrës, si miokarditi (inflamacion i muskujve të zemrës), ishte më i lartë pas marrjes së infeksionit COVID-19 se sa pas marrjes së një ose më shumë dozave të vaksinave mRNA COVID-19 (Pfizer-BioNTech ose Moderna), te të dy gjinitë dhe te të gjitha moshat.
“Studimi ka gjetur se të rinjtë e moshës 12-17 vjeçe ishin 2-6 herë më shumë të rrezikuar për komplikime në zemër pas infeksionit me Covid -19 se sa pas vaksinimit, kurse personat e moshës 18-29 vjeç ishin 7-8 herë më të rrezikuar nga komplikimet në zemër pas infeksionit me COVID-19, se sa pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19.Vaksinat ndihmojnë në mbrojtjen kundër COVID-19 dhe komplikimeve”, thuhet në apelin e MSH-së.
Tutje, thuhet se në Kosovë, të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart duhet të vaksinohen kundër coronavirusit dhe të kujdesen që ta kompletojnë vaksinimin, sepse “me kalimin e kohës bie imuniteti i fituar nga dozat paraprake të vaksinimit”.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, që nga fillimi i procesit të vaksinimit, gjithsej janë administruar 1.824.555 doza të vaksinës. Deri më sot 821.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Po ashtu, janë dhënë 100.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League