Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media, thotë se në koordinim me IKSHP- në po zbatojnë me përpikëri Planin Shtetëror të vaksinimit të popullatës kundër Covid -19, shkruan arbresh.info.
Duke qenë se faza e parë e vaksinimit ka filluar në kohën kur Kosova është përballur me kulmin e infeksioneve me Covid -19, rrjedhimisht infeksioni ka atakuar edhe personelin shëndetësor dhe rrethin e tyre, prandaj kjo kategori janë edhe prioritet në vaksinim.
Në vijim të kësaj faze të vaksinimit, gjithnjë duke u bazuar në Planin e vaksinimit, punëtorët shëndetësor të cilët për shkaqe objektive nuk janë vaksinuar në fillim, Inspektorati Shëndetësor dhe të gjitha kategoritë shëndetësore që përbëjnë vijën e parë të frontit në luftën kundër COVID-19 dhe strukturat monitoruese, janë prioritet dhe do të vaksinohen, gjithashtu.
Aludimet nga kushdo qoftë se ka pasur refuzim të vaksinimit, apo pritje të përzgjedhjes së llojit të vaksinës nuk janë të bazuara.
Komiteti Kombëtar për vaksinim kundër COVID-19 u ka dhënë prioritet punëtorëve shëndetësor si kategori esenciale për menaxhim të situatës me pandeminë, krahas kategorive të tjera, që po ashtu, janë vaksinuar në fazën e parë si të moshuarit; të vendosurit në qendrat për të moshuar dhe punëtorët social që kujdesen për ta, të sëmurët kronikë në moshat e shtyra, etj., gjithnjë sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19.
Andaj i inkurajojmë qytetarët që të përcjellin njoftimet zyrtare për fazat e ardhshme të vaksinimit dhe kategoritë që do të vaksinohen sipas Planit.
Ekipet e profesionistëve shëndetësor janë duke realizuar me një dinamikë të shtuar procesin e vaksinimit, duke zbatuar standardet më të larta profesionale, andaj të gjithë se bashku të mbështesim punën e tyre në këtë situatë të vështirë të shëndetit publik./arbresh.info/
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...