Mbi 100 milionë euro më pak të hyra ka regjistruar Dogana e Kosovës që nga fillimi i zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Të dhënat e këtij institucioni tregojnë për rritje të importeve nga vendet e BE-së, gjatë tre vjetëve të fundit, prej kur ka nisur të gjejë zbatim Marrëveshja.
Mbulueshmëria e importit me eksport në këtë periudhë është vetëm 10 për qind. Sipas njohësve të çështjeve ekonomike, diferenca në mes importit dhe eksportit është rezultat i kapaciteteve të vogla prodhuese në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, derisa në prill të vitit 2016 lirimi nga taksat i produkteve që importohen nga BE-ja si rrjedhojë e zbatimit të MSA-së ishte në vlerë 23 milionë e 836 mijë e 226 euro, në shkurt të këtij viti është dyfishuar, duke arritur në 48 milionë e 290 mijë e 34 euro.
Bazuar në këto të dhëna, lirimi nga taksa doganore nga fillimi i zbatimit të MSA-së është rreth 86 milionë e 368 mijë e 319 euro, ndërsa lirimi nga tatimi mbi vlerën e shtuar është 14 milionë e 527 mijë e 697 euro.
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit