Mposhti koronavirusin pas 23 ditëve, mjeku kosovar: Vjen si një gjyle topi që nuk të sulmon vetëm ty

20:20 | 16 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Specialisti i urologjisë, Fahredin Veselaj, ka njoftuar se pas një sfide të gjatë 23 ditore me COVID-19 eshte sheruar nga virusi vdekjeprurës.

Mjeku kosovar është shprehur mirënjohës për të gjithë ata që janë në vijën e parë të frontit, gjegjësisht gjithë stafin e QKUK-së, shkruan portali arbresh.info.

Tutje Veselaj ceku edhe barrën e shqetësimit dhe stresit të familjes mbi gjendjen e tij shëndetësore ku thotë se: “Vjen si një xhyle topi që nuk të sulmon vetëm Ty të sulmon familjën!”.

Postimi i plotë i Dr. Veselaj në rrjetin social Facebook:

Të dashur miq,

Pas një beteje sfiduese me COVID-19, ju njoftoj se sot u lirova nga trajtimi 23 ditor në Klinikën Infektive në ShSKUK në Prishtinë në gjendje shumë të përmisuar shëndetësore dhe me test negativ për Covid 19.

Falënderimi i takon Zotit në rend të parë që më mundësoi tani të falënderoj mjekët në Klinikën Infektive Prof dr. Salih Ahmeti , Dr. Sci.Lindita Ajazaj – Berisha, Dr. Valbon Krasniqi, Dr. Murat Mehmeti, Dr. Blerta Haraqia, Prof. Shemsedin Dreshaj, Dr. Sci,Izet Sadiku , Dr, Veliu, Dr. Njomza, Dr. Hatixhe, dr . Edmondi…. dhe shumë tjerë , pastaj përsonelin e infermierëve cilët me përkushtim, entuziazëm e profesionalizëm, arritën të menaxhojnë gjendjën time në situata shumë kritike kur gjendja ime ishte shumë kritike dhe me rrezik jete. Ata bënë këtë me shumë dashuri e profesionalizëm, përkushtim. Nuk u ndalën, nuk u lodhën, inkurajuan jo vetëm mua por të gjitha ata që patën fatin të jenë të shtrirë në Kl. Infektive.

Puna e profesionale e tyre ishte e koordinuar mire dhe funksiononte si Simfoni!

Në veçanti falënderoj ekipin e (Prof.dr.Salih Ahmeti, Dr. Sci. Lindita , Dr. Murati , dr. Blerta, dr . Dr. Veliu …. etj ), Dr.Shpejtim Thaqi , Musa Hoxha (pulmolog), Dr. Hamëz Selmani – (kardiolog) që në mënyrë të koordinuar bënë trajtimin tim dhe si dhe shumë e shumë kolegë nga QKUK dhe Fakulteti i Mjekësisë të cilët nuk kursyen asgjë që të për të mbrojtur jetën ime dhe për tu shëruar nga sëmundja COVID 19 !

Një falënderim edhe për Ministrinë e Shëndetësisë dhe ShSKUK që kishte siguruar një furnizim të mirë me barrera dhe materiale shpenzuese gati 100% dhe ua mundësuan mjekëve dhe infermierëve realizimin pa vonesë të ofrimit të ndihmës mjekësorë për të gjithë pacientët!

Dua të falënderoj kolegët nga Klinika e Urologjisë në QKUK dhe Spitalin VITAHOSPITAL dhe ELITA + , kolegët nga fushat tjera te mjekësisë , familjën e gjërë, shokët e studimeve, miqtë e panumërt, kolegët anëkënd vendit e shumë të tjerë për kujdesin, mbështetjën , ndihmën, kurajon dhe motivimin. Bashkarisht ia dolëm.

Një falënderim të veçantë gjithashtu për Bashkëshortës time Fëllanza, që përkundër sëmundjës së saj me Covid 19 gjithëmon më qendroi pranë me ditë e netë të tëra! Pastaj djemt Fakoni e Dielloni të cilët më qëndruan pranë dhe nuk u ndanë për asnjë në çast!

COVID 19 është një vrasës që ekplodon brenda trupit, për aq sa mundesh me rezistua. Vetëm e kaluara me momente të bukura të mbanë në me shpresë për jetë duke të ndihmuar të luftosh për të mbijetuar. Covid 19 të tanishmën e ndal vetem në dëshirën për të mbijetuar pasi të sfidon shumë, ndësa të ardhmën tenton më ta rrënua, shkatërrua dhe mbyt !

Vjen si një xhyle topi që nuk të sulmon vetëm Ty të sulmon familjën!

Por qasja shumë profesiinale, e kujdeshme e koordinuar , me dashuri nga Prof dr. Salih Ahmeti ( sikur Zoti e ka dërguar në luftë kundër Covid 19 ) dhe e gjithë ekipa e mjekëve infermierëve por edhe e stafit teknik dhe mbështetës në Klinikën Infektive bënë mrekullirat dhe ua kthyen ëndrrat dhe më mbajtën në jetë mua dhe shumë e shumë pacientë cdo ditë.

Duke qenë vetë mjek specialist , por në spital 100 % pacient dhe nga pozicioni i pacientit të shtrirë në shtrat mbeta i mahnitur me përkushtimin e personelit infermieror të Klinikës Infektive me aq përkushtim, profesionalizëm, dashuri, vetëmohim , komunikim të mirë me pacient , raportim me kohë të mjekët kujdestarë. Vërtetë edhe ata punonin si misionar.

Në këtë mision përveq mjekëve dhe infermierëve ishin të përfshirë edhe punëtorët teknik, bocmenët, servuesit e ushqimit, punëtorët ndihmës dhe sigurimi që sakrifikojnë vetën dhe familjet vetëm e vetëm të ofrojnë ndihmë për pacientët me Covid 19.

Vërtetë e gjithë kjo strukturë nga Mjeku specialistë deri te punëtori ndihmës janë Herojt e luftës së sotme kundër Covid 19.

Duke qenë ish mjek i UÇK , më kujtonte luftën kur pas luftimeve na sjellnin të plagosurit vërehej një mobilizim i papapare. Ishte kohë lufte!

Dhe në Klinikën Infektive vërtet bëhet luftë kundër Covid 19.

Këtu tashmë egzistojnë protokolet e trajtimit të Covid 19, këtu është përvoja , këtu janë sukset besoj ndër më të mirat në Europë, Për këtë u binda gjatë qëndrimit tim gati një mujor për trajtim në Klinikën Infektive.

Virusi është vrasës!

Mbaj maskë, mbaj distancë fizike, dezinfektohu, Respekto vendimet e IKShPK!

Keni simtome konsultoni mjekun.

Jeni me PCR test pozitiv konsiltoni Infektologun.

Mos u vono në trajtim.

I juaji,

Fahredin Veselaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme