Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, vizitoi sot Zyrën e Punësimit në Mitrovicë, njofton kumtesa ministrore.
Ai, me ka shpërndarë marrëveshjet për kandidatët përfitues në projektin “Promovimi i Punësimit për të Rinj”. Ky projekt është realizuar në bashkëpunimin në mes të Agjencisë së Punësimit të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe GIZ-it.
Abrashi tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe në prioritetet e MPMS-së, mbetet vazhdimisht dhënia e shanseve dhe hapësirave për gjeneratat e reja për të inkurajuar punësimin e të rinjve dhe zhvillimin e sektorit privat.
Projekti është i ndarë në dy skema, ku në skemën e parë do të krijohen kontrata pune 12 mujore, me mundësi bashkëfinancimi për gjashtë muaj (në 50% të pagës bazë bruto), ku përfitues janë:pjesëtarët e minoriteteve, personat me nevoja të veçanta, të riatdhesuarit, etj.
Ndërsa në skemën e dytë, do të ofrohet punë praktike në këta sektorë: atë të IT-së, përpunimit të drurit dhe përpunimit të metaleve, me kohëzgjatje gjashtë muaj dhe mundësi pagese nga 150 euro në muaj.
Në këtë projekt, në rajonin e Mitrovicës kanë përfituar afër 90 punëkërkues.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...