Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MPMH) dhe Instituti i Planifikimit Hapësinor shënojnë “Ditën botërore të planifikimit të Qyteteve”.
Këtë vit temë kryesore e takimit do të jetë ‘Rritja e zonave urbane në Kosovë 2000 – 2018, përmes të cilës do të njoftohemi me nivelin e zgjerimit hapësinor të të gjitha qyteteve në Kosovë.
Pjesë e veqantë e takimit do të jetë njohja me gjendjen e planifikimit hapësinor në të dy nivelet e qeverisjes, si dhe raportet e punës së donatorëve në përkrahjen e komunave përkatëse në Kosovë.
Për herë të parë, Dita Botërore e Planifikimit të Qyteteve është shënuar në vitin 1949, si nevojë e angazhimit gjithëpërfshirës në vendosjen e politikave, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës në përgjithësi.
Kjo ditë na përkujton se planerët duhet të jenë profesionistë të trajnuar, të cilët me angazhimin e tyre në institucione qeveritare, në firma konsulente, në kompani private dhe institucione arsimore, duhet të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të vendbanimeve tona.
Kjo ngjarje u iniciua nga Carlos Mariadella Paolera, profesor në Universitetin e Buenos Aires, me qëllim të avancimit të interesit publik dhe profesional në fushën e planifikimit.
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...
Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?
Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri, policia njofton për ndë...