Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bënë thirrje qytetarëve që të mos i përdorin pikat kufitare me Serbinë për të hyrë në Kosovë.
Kjo sepse se në territorin e Serbisë , në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bënë thirrje qytetarëve të cilët tashmë kanë hyrë në territorin e Serbisë, që t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. Nëse nuk kanë hyrë në Serbi, luten qytetarët, të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
“Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ftojmë të gjithë qytetarët që të ndjekin @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, njofton tutje MPJD./Arbresh.info/
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...