Google ADS

MPJD thirrje mërgimtarëve të shmangin hyrjet/daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

22:27 | 4 Shtator 2024
K.B

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo thirrje nga MPJD-ja vjen pas paralajmërimeve të të ashtuquajturit “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 shtator 2024 planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Kosovës.

“MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të mërgatës që të ndjekin me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme”, thuhet në apelin e kësaj ministrie.

Tutje thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri./Arbresh.info/

Të ngjashme