Google ADS

MPJD solidarizohet me Francën pas vrasjes së mësuesit me thikë

16:12 | 17 Tetor 2020
Arditë Shkodra

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, ka shprehur solidaritet pas vrasjes së një mësuesi në Francë me thikë, pasi shfaqi karikaturën e profetit Muhamed para nxënësve.

Haradinaj e ka bërë një gjë të tillë përmes llogarisë së saj në ‘Twitter’, teksa ka thënë se “liria e shprehjes do fitojë kundër sulmeve terroriste”.

“Kosova shprehë solidaritet kundrejt Francës dhe francezëve pas sulmit të pandershëm. Liria e shprehjes do triumfojë kundër urrejtjes dhe sulmeve terroriste”, ka shkruar ajo në llogarinë e tij.

Viktima – të cilit iu pre koka – thuhet se ka shfaqur karikatura të Profetit Muhamed para nxënësve të tij.

Sulmuesi është qëlluar për vdekje nga autoritetet e rendit.

Madje, presidenti i Francës, Emannuel Macron, e ka quajtur “sulm terrorist islamik” vrasjen e mësuesit.

Të ngjashme