Ministria e Jashtme ka reaguar ndaj akuzave të pa bazuara dhe linçuese lidhur me këndin dhe platformën Made in Kosova (MiK).
Përmes një komunikate për media nga kjo ministri, thuhet se ky projekt është rezultat i një konsultimi e koordinimi të ngushtë në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës me USAID Compete Activity.
“Made in Kosova (MiK) promovon Republikën e Kosovës në fushat ekonomike, kulturore dhe turistike. Ky projekt është vazhdimësi e punës me partnerët tanë lokal e ndërkombëtarë për të prezantuar Republikën e Kosovës sa më mirë në arenën ndërkombëtare, ndër të tjera edhe duke mbështetur misionet tona diplomatike gjithandej botës. Kështu, Made in Kosova (MiK) promovon shërbime nën emblemën e saj, e cila nuk krahasohet as nga paraqitja e as nga përmbajtja me çfarëdo projekti, nisme apo shenjë tregtare të regjistruar mëparë”, thuhet në reagim, raporton Arbresh.info
Në reagim thuhet tute se Made in Kosova (MiK) i përket Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Reagimi i plotë:
Këndi dhe platforma Made in Kosova (MiK) do të përurohet zyrtarisht sot, 14 maj 2024, në ora 14:00 në TechPark Prishtina. Ky projekt është rezultat i një konsultimi e koordinimi të ngushtë në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës me USAID Compete Activity.
Made in Kosova (MiK) promovon Republikën e Kosovës në fushat ekonomike, kulturore dhe turistike. Ky projekt është vazhdimësi e punës me partnerët tanë lokal e ndërkombëtarë për të prezantuar Republikën e Kosovës sa më mirë në arenën ndërkombëtare, ndër të tjera edhe duke mbështetur misionet tona diplomatike gjithëandej botës. Kështu, Made in Kosova (MiK) promovon shërbime nën emblemën e saj, e cila nuk krahasohet as nga paraqitja e as nga përmbajtja me çfarëdo projekti, nisme apo shenjë tregtare të regjistruar mëparë.
Made in Kosova (MiK) i përket Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, pra është projekt në pronësi shtetërore dhe si platformë institucionale nuk paraqet pronë private të askujt. Andaj, institucionet e Republikës së Kosovës konsiderojnë se është shqetësues dhe jo-etike që ndaj emrave të përveçëm të zyrtarëve publikë të përhapen akuza linçuese e të pa asnjë bazë ligjore.
Mëtimi për të pronësuar emrin që në thelb paraqet prejardhje apo origjinë nga Kosova, në gjuhë angleze si “lingua franca”, është tendencioze dhe e pabazuar. Për më tepër, pretendimi që këndi dhe platforma Made in Kosova (MiK) ka të bëjë në çfarëdo mënyre me ndonjë shenjë tregtare të regjistruar nuk qëndron dhe shërben vetëm në dëm të interesave të Republikës së Kosovës, vlerat e të cilës tani e tutje do promovohen edhe nga këndi dhe platforma Made in Kosova (MiK).
Made in Kosova (MiK) është dhe do të vazhdoj të jetë unike dhe e vetme si për nga paraqitja, përmbajtja, ashtu edhe nga autenticiteti. Në këtë frymë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës mbetet e përkushtuar që të vazhdojë edhe me këtë aktivitet, përmes një numri të mekanizmave dhe nismave institucionale për të lidhur Kosovën me botën, në bashkëpunim me profesionistë dhe partnerët tanë lokal e ndërkombëtarë.
Ndryshe platforma “Made in Kosova”, lansohet sot në ora 14:00 në Tech Parkun në Bërnicë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Lansohet platforma dhe këndi “Made in Kosova”, merr pjesë Kurti
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...