Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka bërë të ditur se Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, të raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë.
“Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, Ambasadori Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.”, thuhet në njoftim, shkruan Arbresh.info.
Në njoftimin për media thuhet se rreth procedurave të mëtutjeshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit të pajetë do të informoheni.
“Rreth procedurave të mëtutjeshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, nga institucionet e Republikës së Kosovës, do të ju mbajmë të informuar.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Më herët gjatë ditës, për Arbresh.info avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci e ka konfirmuar se trupi i pa jetë në morgun e Lloznicës është i Faton Hajrizit.
Koci tha se atij i është lejuar që ta shohë trupin e tij dhe se sipas tij “mbetet tash edhe ekspertët tanë ta konfirmojnë”.
LEXO EDHE:
Konfirmohet se i vrari në Lloznicë të Serbisë është Faton Hajrizi
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...