Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, për herë të parë në nivel federal, ka organizuar në Gjermani punëtorinë me temën “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë – shembulli i Gjermanisë”.
Të ftuar ishin ministrja e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit, Arbërie Nagavci; zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Liza Gashi, dhe ambasadori i Republikës së Kosovës Faruk Ajeti, të cilët përshëndetën të pranishmit me fjalë rasti, përcjell Arbresh.info.
Përmes një komunikate për media nga MPJD bëhet e ditur se përgjatë kësaj punëtorie u theksua rëndësia, të arriturat dhe sfidat e mësimit plotësues në gjuhën shqipe vite. Përmes një videomesazhi, të pranishmit i përshëndeti edhe zëvendësministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Artemis Malo.
Pjesë e kësaj punëtorie ishin mësimdhënës nga qytete të ndryshme të Gjermanisë, të cilët përmes diskutimeve ofruan kontributin e tyre lidhur me temën e institucionalizimit dhe certifikimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe.
Zëvendësministrja Gashi i përgëzoi mësimdhënësit për punën e palodhshme dhe të vazhdueshme për ruajtjen e trashëgimisë kulturore për brezat e ardhshëm dhe forcimin më tej të lidhjes së tyre me atdheun. Po ashtu, Gashi potencoi rolin e punëtorisë në shkëmbimin e njohurive dhe të përvojave të ndryshme në mes të republikave të Gjermanisë dhe më gjerë, si dhe rëndësinë e komunikimit ndërmjet mësuesve dhe institucioneve për t’i adresuar sfidat ekzistuese.
Gashi theksoi rëndësinë e institucioneve të shtetit gjerman në institucionalizimin e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e vënies së një baze të fortë të bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve, për t’u siguruar që certifikimi të jetë i qëndrueshëm dhe afatgjatë. “Duhet të jemi realistë ngase, me gjithë vullnetin që ekziston, proceset administrative marrin kohë por ne jemi të gatshëm dhe të vullnetshëm për ta mbështetur”, tha ajo.
Kjo ishte punëtoria e parë e organizuar në këtë nivel, ndërkaq pritet të mbahet përvjetshëm./Arbresh.info
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...
Slot në afër thyerjes së një tjetër rekordi në Premier Leagu...
Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town...
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...