Google ADS

MPJD nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e prodhuesve të Verës

18:45 | 13 Tetor 2022
E.H

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi sot ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Shoqatën e Prodhuesve të Verës “Enologjia”, përfaqësuar nga Kryetari i Shoqatës Fatmir Shehu.

Në komunikatën për media nga MPJD thuhet se qëllimi i këtij bashkëpunimi është përkrahja e prodhueseve vendor të verës dhe promovimi i tyre në arenën ndërkombëtare.

Konkretisht, prodhuesit e verës do të ndihmohen nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nëpërmjet lehtësimit të procedurave burokratike, promovimit të verës në misionet diplomatike/konsullore të Kosovës, përfshirjen e verës në dhurata diplomatike, dhe përkrahja për pjesëmarrje në panaire, gara apo aktivitete tjera degustuese jashtë vendit.

Bashkëpunimi i tillë tregon gatishmërinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për të përkrahur dhe promovuar produktet vendore në tregjet ndërkombëtare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme