Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Liza Gashi ka marr pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Gashi ka vlerësuar gjatë takimit se çështjet e migrimit të popullsisë kërkojnë bashkërendim të veprimeve institucionale, por edhe partnerëve ndërkombëtarë.
Ajo ka prezantuar po ashtu disa nga iniciativat e MPJD-së që ndërlidhen me Diasporën dhe kanë për synim angazhimin e pjesëtarëve të saj në të mirën e përgjitshme të vendit dhe qytetarëve.”Pjesëmarrja ime sot këtu është në kontekstin e angazhimit të Diasporës dhe transferimit të dijes në vendin amë”, ka thënë zëvendësministrja Gashi. “Në këtë vit për herë të parë kemi krijuar platformën eDiaspora e cila mundëson edhe regjistrimin online të bashkëatdhetarëve”, ka vazhduar ajo dule e cilësuar regjistrimin e popullsisë si një mundësi të jashtëzakonshme për të kuptuar pasqyrën demografike dhe sociale të popullatës sonë si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Zëvendësministrja ndër të tjerash Gashi bëri të ditur se në kuadër të programit për Diplomaci Qytetare, iniciativë tjetër e Ministrisë, tashmë është lansuar thirrja për bursistët e gjeneratës së tretë. “Kjo është një mundësi e ndërlidhjes së profesionistëve të rinj që janë rikthyer në Kosovë e që janë të angazhuar nëpër institucione”, ka thënë zëvendësministrja Gashi. Ajo ka vlerësuar lartë bashkëpunimin që MPJD ka me Organizatën Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), duke njoftuar se përmes këtij partneriteti është mundësuar angazhimi i ekspertëve nga Diaspora.
Megjithatë zëvendësministrja ka theksuar se prë angazhimin e këtyre ekspertëve duhet të krijohen lehtësira në aspketin e procedurave të migrimit dhe marrjes së lejes së punës si eskpertë të jashtëm. “Qëllimi është që të ndërtohet një sistem më fleksibil”, tha Gashi duke potencuar se Kosova nuk ka nevojë për ekspertizë në të gjitha sferat.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...