Për nderë të veprës dhe kontributit të zyrtarit të MPJD-së, Arben Rugovës nesër do të mbahet mbledhje komemorative.
Mbledhja do të filloj nga ora 11:45 nën patronatin e ministres së MPJD-së, Donika Gërvalla, përcjell Arbresh.info.
“Nën patronatin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të Zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Arben Rugova do të mbahet mbledhje komemorative. Vendi: Amfiteatri, Objekti ish-Rilindja Data: 20 mars 2024 Koha: 11:45”, thuhet në njoftim.
Rugova vdiq më 18 mars në moshën 52-vjeç, ndërsa varrimi do të bëhet më 21 mars në ora 15:00 në fshatin e vendlindjes, Hakaj, komuna Plavë e Malit të Zi./Arbresh.info
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...