Google ADS

MPJD hap konkurs për misionet diplomatike

10:27 | 31 Mars 2020
Arbresh Info

Në MPJD është shpallur sot konkurs i brendshëm për diplomatë.

Kjo është bërë e ditur nga Kreshnik Ahmeti, shef i kabinetit të ministrit Konjufca në MPJD, raporton arbresh.info.

Ahmeti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se kjo po bëhet për herë të parë që nga themelimi i MPJD-së.

“Gara e brendshme dhe procedurat transparente do të garantojnë përzgjedhjen më të mirë të mundshme të diplomatëve, të cilët do t’i zgjerojnë e thellojnë raportet me vendet e tjera dhe do t’i mbrojnë interesat e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

Për herë të parë që nga themelimi i MPJ-së, sot është shpallur konkursi i brendshëm ku diplomatët tanë mund të kandidojnë për t’u dërguar në njërën nga misionet diplomatike të Republikës sonë.

Gara e brendshme dhe procedurat transparente do të garantojnë përzgjedhjen më të mirë të mundshme të diplomatëve, të cilët do t’i zgjerojnë e thellojnë raportet me vendet e tjera dhe do t’i mbrojnë interesat e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Më nuk ka dërgime në misione e gradime të diplomatëve të cilat bëhen me arbitraritet e në tavolinë të Ministrit. Tash e tutje do të ketë procedura transparente, me kritere objektive dhe rezultate të drejta dhe meritore. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme