Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) reagon sërish ndaj rastit të arratisjes së të dënuarit serb për masakrën e Tërnjes në Kosovë, kriminelit Rajko Kozllina, për të cilin së fundi po raportohet se, edhe pse i dënuar për masakrën e 27 civilëve shqiptarë, ka vazhduar të jetë pjesëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë.
Sipas MPJD-së, ky fakt edhe njëherë dëshmon se institucionet serbe janë të kriminalizuara, se ato udhëhiqen dhe janë të mbushura ende me persona që kryen gjenocid në Kosovë dhe vendet tjera të rajonit. Sipas ministrisë, Serbia qëllimshëm ka shmangur dënimin e urdhërdhënësve të masakrës së Tërnjes, ndërsa i vetmi i dënuar me një dënim simbolik është krimineli Rajko Kozllina, i cili edhe përkundër shpalljes së dënimit nga gjykata, ka vazhduar të qëndrojë pjesëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë. Krimineli Kozllina asnjëherë nuk u paraburgos ndërsa organet e rendit vazhdojnë t’i mundësojnë ikjen nga vuajtja e dënimit.
“Skandali Kozllina shpërfaq më së miri përfshirjen e pothuajse gjithë aparatit shtetëror në mbrojtje të kriminelëve dhe mosndëshkimin e tyre për krimet gjenocidiale të kryera në Kosovë. Ministria e Mbrojtës së Serbisë e mbajti atë anëtar aktiv të ushtrisë, edhe pasi u dënua për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë. Institucionet e drejtësisë asnjëherë nuk e paraburgosën atë, ndërsa të gjithë kriminelët e kësaj masakre i shpallën të pafajshëm. Edhe atë të cilin vetëm formalisht e shpallën fajtor, ia mundësuan ikjen nga vuajtja e dënimit.
Ministria e Brendshme e Serbisë edhe sot po ia mundëson fshehjen dhe ikjen nga drejtësia këtij krimineli monstruoz”, thuhet në reagimin e MPJD-së.
Me të gjitha këto veprime, Ministria e Jashtme e Kosovës konsideron që, Serbia e udhëhequr nga Vuçiq, po dëshmon që nuk dëshiron t’i kontribuoj drejtësisë dhe nuk është e gatshme që të ballafaqohet sinqerisht me të kaluarën e saj kriminale. “Institucionet atje me krenari vazhdojnë të udhëhiqen nga ata që shkaktuan tmerrin dhe gjenocidin në të gjithë ish-Jugosllavinë. Mosndëshkimi, mohimi dhe fshehja e krimeve dhe varrezave masive po vazhdon të jetë politikë shtetërore si në kohën e Millosheviqit”, përfundon komunikata.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...