Mediat serbe kanë raportuar sot se i është ndaluar hyrja në Kosovë Patriarkut tё Kishës Ortodokse serbe, Porfirie.
Këtë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporët të cilët përmes një komunikate për media kanë dhënë arsyet e ndalimit të hyrjes në Kosovë të patriarkut Porfirie, përcjell Arbresh.info.
“Lidhur me kërkesën e Patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirie, për të vizituar Patriarkanën e Pejës më 13.05.2024, ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka refuzuar këtë kërkesë”, thuhet në njoftim.
Lexo edhe:
“Përderisa Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes, të vazhdojë të përdorë gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime kundër Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të saj, nuk do të lejohen vizitat as nga ana jonë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Mes tjerash, MPJD thekson se përderisa Serbia vazhdon të pengoj anëtarësimin e Kosovës në KiE nuk do të ketë aprovime të vizitave të tilla.
“Ashtu siç dihet, Serbia ka krijuar grup ministror për ta shkelur marrëveshjen bazike dhe për të penguar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe përderisa vazhdon me këtë çasje dhe luftë me çdo mjet kundër Kosovës nuk do këtë aprovim te vizitave të tilla”, thuhet në njoftim.
“Ne inkurajojmë Serbinë që të zbatojë marrëveshjen bazike dhe të veprojë me reciprocitet në raport me Kosovën dhe vizitat e ndërsjella”, njofton MPJD./Arbresh.info
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...
Lela: Gresa protagoniste, u përplas me të gjithë banorët (VI...