Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë bashkë në Gjenevë rreth 60 përfaqësues të bizneseve që veprojnë në Kosovë dhe Zvicër. Përmes këtij aktiviteti, këta të fundit patën mundësinë që të thellojnë bashkëpunimin e të shqyrtojnë mundësitë për shitjen e produkteve kosovare në tregun zviceran.
Rreth 60 përfaqësues të bizneseve që veprojnë në Kosovë dhe Zvicër janë mbledhur në Gjenevë, në Forumin Ekonomik të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Përmes këtij forumi, ata patën mundësi që të krijojnë ura lidhëse për bashkëpunim.
Me këtë rast, ambasadori i Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli, tha se ky është një moment i mirë që bizneset të zgjerojnë kontaktet e tyre.
Përfaqësues të bizneseve në Kosovë kërkuan nga bashkatdhetarët që t’i ndihmojnë në shitjen e produkteve të tyre jashtë vendit.
Të hapur për bashkëpunim u shprehën edhe bashkatdhetarët.
Aktivitete të tilla me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes bizneseve, Ministria e Jashtme ka paraparë gjatë ditëve të ardhshme edhe në shtetet e tjera.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...