Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se sot mediet serbe po shkruajnë për atë që diplomacia e Kosovës e ka thënë shumë kohë më parë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar së zyrtarët serbë po përdorin shitjen e armëve në të gjithë botën për të blerë nota diplomatike false kundër Kosovës.
Postimi i plotë i Zyberajt:
Sot vet Kurir-i serb, po shkruan atë që kemi thënë për shumë kohë, zyrtarët serbë po përdorin shitjen e armëve në të gjithë botën kundër Kosovës dhe në shkelje të sanksioneve dhe ligjeve ndërkombëtare.
Serbia po blen vendet që japin nota diplomatike të falsifikuara përmes shitjeve të armëve.
Ata shkojnë aq larg për të shitur armë dhe për të vrarë civilë të pafajshëm me armë serbe nëpër botë, vetëm për të kënaqur veten e tyre me luftën politike kundër Kosovës, me nota fallco diplomatike dhe me propagandë.
Vujic është njeriu i Daçiçit dhe ka levizur me Cizelj me diplomacinë kofer.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?