Google ADS

MPJ reagon pas arrestimit të kosovarit Abaz Beqiraj nga Policia serbe

17:35 | 27 Mars 2022
A. B.

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas arrestimit të kosovarit Abaz Beqiraj në kufirin Hungari – Serbi.

MPJ thotë se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd ka vendosur kontaktin me autoritetet serbe për t’i sqaruar rrethanat.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është informuar nga mediat që sot, në kufirin Hungari-Serbi, autoritetet serbe mund të kenë ndaluar një qytetar të Republikës Kosovës. Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd ka vendosur tashmë kontaktin me autoritetet serbe në përpjekje për të sqaruar rrethanat. Do t’ju mbajmë të informuar rreth detajeve”, thuhet në deklaratën e MPJ-së. /arbresh.info/

Lexo edhe:

Policia serbe arreston një kosovar në kufirin Hungari-Serbi

Të ngjashme