MPJ: Pelegrinët serbë nuk do të vinë në Kosovë

11:14 | 6 Janar 2019
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas deklarimeve se pelegrinë serbë do të vizitojnë sot Gjakovën.

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në facebook ka shkruar se sot nuk do të ketë asnjë lloj peligrazhi në asnjë qytet, shkruan arbresh.info.

“Republika e Kosovës respekton dhe garanton të drejtën e secilit qytetar për t’i ushtruar ritet fetare.
Megjithatë, sa për ta informuar opinionin publik, sot nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në asnjë qytet të Kosovës sepse një një gjë e tillë nuk e ka kërkuar askush nga institucionet e Republikës së Kosovës. Shteti ynë çdoherë do t’ua garantojë të drejtën qytetarëve të zakonshëm sa herë që e kërkojnë një gjë të tillë”, ka shkruar ai.

Zyberaj duke komentuar protestën e sotme të Gjakovë u ka garantuar se asnjë kriminel nuk do të jetë asnjëherë pjesë e pelegrinëve.

“Ne i kuptojmë shqetësimet e nënave dhe qytetarëve të Gjakovës, por i garantojmë ata që asnjë kriminel nuk do të jetë asnjëherë pjesë e pelegrinëve ngase vendi i tyre do të jetë burgu.
Të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krimet më të tmerrshme që nga Lufta e Dytë Botërore duhet të dalin para drejtësisë”, ka përfunduar ai.

Ndryshe të dielën qytetarë të Gjakovës kanë protestuar duke kundërshtuar vizitën e pelegrinëve erbë në këtë qytet.

Protesta ka zgjatuar rreth dy orë ndërsa protestuesit janë shpërndarë të qetë.

Edhe nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se pelegrinët serbë nuk do të vizitojnë sot Kosovën./Arbresh.info/

 

Lexo edhe: Përfundon e qetë protesta në Gjakovë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme