Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se deri më tash nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtarë në lidhje me raportimet se kinse Republika e Surinamit ka “tërhequr njohjen” ndaj Republikën së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Në komunikatë thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës i referohet vetëm frymës së mirë të marrëdhënieve miqësore në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Surinamit.
Kjo është komunikata e plotë e Ministrisë së Punëve të Jashtme:
“Ministria e Punëve të Jashtme deri më tash nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtarë në lidhje me raportimet se kinse Republika e Surinamit ka “tërhequr njohjen” ndaj Republikën së Kosovës.
Andaj, në këto rrethana, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës i referohet vetëm frymës së mirë të marrëdhënieve miqësore në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Surinamit dhe Notës Verbale të njohjes zyrtare nga ky shtet, të datës 8 Korrik 2016, nëpërmjet së cilës Qeveria e Surinamit e kishte njohur Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është e vetëdijshme për interesimin e jashtëzakonshëm, përpjekjet e fuqishme dhe qëllimet malinje që ka shteti fqinj, Serbia përkitazi me minimin e legjitimitetit ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës.
Megjithëkëtë, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës flet me gjuhën e fakteve dhe gjendjen e realitetit. Gjuha e fakteve dhe gjendja e realitetit është se Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran, me legjitimitetin e vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ku ishte dërguar nga vet Serbia, është njohur nga 114 shtete nga çdo kontinent, ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 88 shtete, është anëtarësuar në më shumë se 60 Organizata rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, ka hapur gati 40 Misione Diplomatike dhe Poste Konsullore dhe ka të akredituar Ambasadorë jo-rezidentë në rreth 60 shtete gjithandej nëpër botë.
Kosova tani është faktorizuar dhe ka forcuar legjitimitetin e saj ndërkombëtarë dhe kjo nuk duhet të shihet si pengesë as për Serbinë. Kosova, në ekzistencën e saj gati dhjetë vjeçare si shtet i pavarur dhe sovran ka dëshmuar, që i ka kontribuar paqes dhe sigurisë rajonale dhe ajo mbetet e përkushtuar për të punuar në këtë drejtim, duke ndërtuar marrëdhënie të mira me të gjitha fqinjët e saj, duke përfshirë edhe Serbinë”, thuhet në komunikatën e MPJ-së./arbresh.info/
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...