Duke u bazuar në raportimet e mediave, për nxjerrjen e disa vendimeve nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Behgjet Pacolli, përmes të cilave i është vazhduar mandati përfaqësuesve diplomatik, ju informojmë që kjo është bërë në përputhje të plotë me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm, respektivisht nenin 22 si dhe konform rekomandimeve të pranuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
Të gjithë diplomatëve në fjalë, i ka kaluar mandati katër (4) vjeçar, duke llogaritur datën e emërimit të tyre në shërbim diplomatik, ashtu siç parashihet në nenin 22 të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm dhe nenin 10 të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm (2009). Andaj, me qëllim që diplomatët në fjalë të vazhdojnë punën e tyre, janë nxjerrë vendimet për vazhdim të mandatit të tyre.
Po ashtu, dëshirojmë t’ju sqarojmë, që kthimi në Republikën e Kosovës, të përfaqësuesve diplomatik, nuk lidhet me këto vendime dhe se tërheqja (kthimi) i përfaqësuesve diplomatik, bëhet sipas një procedure tjetër ligjore, bazuar në nenin 23.2 të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm dhe procedurat e përcaktuara me Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm (2009).
Vazhdimi i mandatit të diplomatëve, nga ana e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Z. Behgjet Pacolli, është bërë me qëllim të adresimit të të gjeturave të Zyrës Kombëtare e Auditimit dhe me qëllim të vendosjes së parimit të ligjshmërisë, për shkak që diplomatët në fjalë deri sot kanë shërbyer në misione pa mandat ligjor.
Raportimet tjera të mediave, janë të pa vërteta sepse vazhdimi i mandatit të diplomatëve deri në një kohë të caktuar, nuk nënkupton dhe as nuk e paragjykon kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, pasiqë, siç u tha, kjo bëhet sipas një procedure tjetër, të përcaktuar me Ligj.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...