Është pikërisht zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiq i cili ka deklaruar sot se Serbia ka marrë vesh që shteti i Surinamit ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.
Kjo gjë sipas tij u murr vesh nga një njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme të atij vendi pas bisedave të shumta që kishin me ta.
“Shënimi mbi tërheqjen e vendimit dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës mbërriti më 30 tetor. Ky vendim tregon se duhet të këmbëngulë, të bisedojmë me të gjithë nëse mendojmë se Kosova është një interes kombëtar”ka thënë Daçiq.
Ndërkohë Indeksonline ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme lidhur me gjithë këtë polemikë të zëshme.
Sipas këshilltarit të Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, Jetlir Zymberaj e gjithë kjo është shpifje.
“Tërheqja e njohjes nuk ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare. Pra e gjithë kjo është shpifje”, ka thënë ai për Indeksonline.
Sipas tij deklarata e Daçiqit është e tillë, shpifëse pasi ai është “sharlatan”.
Duhet përkujtuar që shteti i Surinamit është shteti i 112 që ka njohur pavarësinë e Kosovës, gjatë vitit të kaluar.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?