Google ADS

MPJ-ja tregon pse u arrestua stomatologu kosovar në Serbi

15:09 | 14 Gusht 2018
Arbresh.info

Mërgimtari Ibrahim Matoshi është arrestuar dje nga Policia serbe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, për shkak të një lënde të vitit 1999.
Kështu ka thënë zyra e Ministrisë së Punëve të Jashtme së për Kallxo.com.

“Po mund të ju themi se deri më tani informatat i kemi se ai është arrestuar për një lëndë të vitit 1999. Zyra ndërlidhëse e MPJ-së në Beograd është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e të arrestuarit”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së.

Tutje, ende nuk dihet se në cilën gjykatë do të trajtohet lënda pasi nuk është marrë vendim ende.

MPJ-ja ka thënë se vazhdimisht është duke e përcjellë rastin nga afër.

Familjarë të Ibrahimit kanë thënë gjatë ditës së sotme se nuk janë informuar se për çfarë është arrestuar Ibrahim Matoshi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme