Ministria e Punëve të Jashtme e ka klasifikuar si të pakonfirmuar informatën e Ambasadorit kosovar në Beograd, Valdet Sadiku, lidhur me takimet e zyrtarëve të Gjykatës Speciale me Presidentin Aleksander Vuçiç.
Në një përgjigje për Express, Ministria e Punëve të Jashtme ka sqaruar se kanë udhëzuar Ambasadorin të ndjekë më tutje këtë informacion për ta verifikuar. Kanë kërkuar edhe prej ambasadave tjerë verifikimin nëse zyrtarë të Gjykatës Speciale kanë pasur takime me liderët e Shtetit serb.
“Edhe kjo informatë është e tillë, jo e konfirmuar por e mbështetur në burime. Prandaj, edhe ambasadori është udhëzuar ta ndjekë më tutje këtë çështje dhe të kërkojë sqarime edhe zyrtarisht se për çka bëhet fjalë, ashtu sikurse është kërkuar edhe nga ambasadat tona të tjera që ndërlidhen me çështjen në fjalë, ta ndjekin këtë informatë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
MPJ ka sqaruar se posa të konfirmohet ky informacion do t’i njoftojnë edhe institucionet tjera.
“Raporti i përcjellë nga ambasadori ynë Valdet Sadiku është vetëm një informatë nga dhjetëra të tilla që marrim në baza ditore prej diplomatëve tanë nëpër botë. Si Ministri e Jashtme, pastaj varësisht nga rëndësia, kredibiliteti apo karakteri i informatës i përcjellim më tutje disa prej tyre deri në një sqarim të plotë ose i informojmë institucionet e tjera kompetente në Kosovë”, thuhet nga kjo ministri për Gazetën Express.
Sidoqoftë, ambasadori Sadiku ka dërguar dy letra në MPJ, duke thënë se është shtuar aktiviteti i Speciales në Beograd.
Me letrën e parë, Valdet Sadiku e ka informuar MPJ’në se mbështetur në një burim të tij, përfaqësues të Gjykatës Speciale ditëve të fundit kanë pasur takime në Beograd, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Aty, Sadiku, ka bërë të ditur se Vuçiq ka premtuar se shteti i Serbisë do t’i ofrojë mbështetje maksimale Gjykatës, si në aspektin logjistik, ashtu edhe sa i përket bashkëpunimit me institucionet serbe.
E në lidhje me këtë, MPJ sqaron për Express së kjo është edhe detyra e shërbimit diplomatik, për t’i vënë në dijeni sa më parë dhe për çdo gjë.
Gjykata Speciale është funksionalizuar para një jave dhe mund të fillojë me aktakuzat e para ndaj të dyshuarve për krimet e kryera para dhe pasluftës në Kosovë.
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren
Driloni dhe Sara flasin për familjen dhe të ardhmen
Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në ...
Dëmtohen disa vazo lulesh në varrezat e fshatit Bresje, poli...