Ministria e Jashtme e Kosovës ka treguar se i është refuzuar kërkesa për të hyrë në Kosovës, Marko Gjuriqit.
Jetlir Zyberaj, shef i kabineti të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka konfirmuar për lajmi.net se drejtorit i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i është refuzuar kërkesa për të hyrë në Kosovë.
“Kërkesa për vizitë i refuzohet Gjuriq dhe ekipit të tij, për shkak të situatës së krijuar ditëve të fundit dhe pas deklaratave që Gjuriq ka dhënë e të cilat kanë kontribuar në ngritjen e tensioneve si dhe në vazhdimësi ka dhënë deklarata që bien ndesh me marrëveshjen e Brukselit mes dyja vendeve”, ka deklaruar ai.
Marko Gjuriq, po planifikonte që mesazhet e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq për “problemet që i ka Serbia me ndërkombëtarët për pavarësinë e Kosovës” t’i sjellte tek serbët e Kosovës por me një propagandë agresive për t’i mbajtur ata me shpresë se Serbia po kujdeset për ta.
Këto deklarata, thotë Zyberaj po e dëmtojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve, andaj edhe kjo është arsyeja kryesore pse i është refuzuar kërkesa e lejes për të hyrë në Kosovë.
“Rrjedhimisht këto deklarata kanë dëmtuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dyjave vendeve dhe tejkalimi i lejes së dhënë në rastet e mëhershme nga Gjuriq janë argument shtesë për refuzimin e kërkesës për leje”, ka thënë më pas shefi i kabinetit të Pacollit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...