MPJ i jep leje Petkoviqit për ardhjen në Kosovë

14:35 | 16 Mars 2021
S D

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka aprovuar kërkesën e Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për lejim të hyrjes në Republikën e Kosovës të zyrtarit serb, Petar Petkoviq, për datat 16-17 mars 2021.

Kërkesa është bërë bazuar në Marrëveshjen për vizitat zyrtare të nënshkruar në Bruksel, më 2014.

MPJD e Republikës së Kosovës kërkon që gjatë kësaj vizite të respektohet protokolli dhe agjenda nga ana e z. Petkoviq, si dhe të përmbahet nga deklaratat politike, gjuha nxitëse dhe nga retorikat kundër shtetit të Kosovës.

Mosrespektimi i agjendës dhe deklaratat politike kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës do të ndikojnë në refuzimin e vizitave të tjera nga Serbia.

Kliko këtu:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme