Drejtori i të ashtuquajturës zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriq do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline Jetlir Zymberaj, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Po, do të vije në Kosovë, me leje të shtetit është”, ka thënë Zymberaj.
Në orën 13:00 ai do të qëndrojnë në Rahovec, kurse më pas do të vazhdoi vizitat në institucionet arsimore të fshatit Hoçë e Madhe.
Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishte për vizitë në Kosovë gjatë vikendit të kaluar, ku zhvilloi takime me serbët që jetojnë këtu.
Ai vizitoi Kosovën pas vrasjes së liderit të iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia [SDP]”, Oliver Ivanoviq me 16 janar në veri të Mitrovicës. /Indeksonline/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...