Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka dhënë detaje nga takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me drejtuesen e këtij dikasteri gjerman, Annalena Baerbock.
Me anë të një postim në platformën platformën X thuhet se Gjermania e shoqëron Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.
“Për integrimin rajonal në dhe me Ballkanin Perëndimor, nevojitet përparim në CEFTA dhe normalizimin marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.
Ndërsa Presidenca e Kosovës në një njoftim ka thënë se Osmani, gjatë takimit që pati sot me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, i ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes gjermane edhe për anëtarësimin e Kosovës në KiE, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare./Arbresh.info
#Germany accompanies #Kosovo on its path towards the EU. Regional integration i.a. in & with the Western Balkans requires progress on CEFTA & normalization of Kosovo & Serbia. This is what @ABaerbock and President @VjosaOsmaniPRKS discussed today in Berlin. pic.twitter.com/Buvfso3hXQ
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) October 1, 2024
Lexo edhe:
Bellingham shënon për epërsinë e Realit
Kurti në Ferizaj: Vazhdojmë cep më cep drejt 9 shkurtit për ...
Presidentja Osmani pret nesër në takim zyrtarin amerikan
Prishtina siguron fitoren e radhës e mposht Prizrenin në udh...
Vëllaznimi “demolon” Pejën në Gjakovë dhe e bara...
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit