Google ADS

MPJ apel mërgimtarëve- shmangni hyrjen në Kosovë në Jarinjë e Bërnjak

01:02 | 1 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Ministria e Punëve të Jashtme e Diasporës njofton të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mërgimtarët, se përkohësisht janë të mbyllura dy pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, që ndajnë Kosovën me Serbinë.

Ministria e Punëve të Jashtme deklaron se mbyllja e tyre ëhstë bërë nga Policia e Kosovës.

Për këtë arsye, MPJ njofton të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje, që  të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.

MPJ apelon mërgimtarët që nëse kanë hyrë tashmë në Serbi, atëherë u sugjeron të marrin  rrugën përmes Maqedonisë së Veriut (pikëkalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.

“Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të gabuara, të cilat synojnë përhapjen e  frikës, ju lutem ndiqni Policinë e Kosovës rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, deklaron MPJ e Kosovës.

Kjo njoftim vjen pas tensionimit të situatës në veri kur serbët lokalë kanë bllokuar rrugët që çojnë në këto dy pika kufitare duke mos u pajtuar me masën e reciprocitetit të vendosur nga Qeveria e Kosovës që do të duhej të aplikohej nga 1 gushti.

Një masë e tillë tashmë është shtyrë dhe do të aplikohet me 1 shtator.

 

Të ngjashme