Google ADS

MPJ ankohet në Bruksel për anulimin e ftesës nga Serbia për deputetët kosovarë

22:47 | 9 Maj 2018
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pas anulimit të ftesave për deputetët e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ilir Deda, për pjesëmarrje në një konferencë në Serbi.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin e thellë dhe e konsideron të papranueshme anulimin e pjesëmarrjes së Kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, znj Vjosa Osmani-Sadriu, dhe deputetit, Ilir Deda, në konferencën e titulluar “Përmes idesë së BE-së drejt paqes dhe zhvillimit”, e cila ishte paraparë të mbahet me 11 dhe 2 maj, 2018 në Beograd nga ana e Parlamentit të Serbisë”, thuhet në reagimin e MPJ’së.

“Ky akt i Parlamentit serb nën presionin e ultra-nacionalistit, Vojisllav Sheshel, i cili është dënuar për krime lufte tregon edhe njëherë mungesën e vullnetit në Beograd për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe zhvillimin e bashkëpunim rajonal”, thekson Ministria.

MPJ ka thënë se “është për keqardhje që pikërisht në Ditën e Evropës, autoritetet në Beograd kanë treguar sjelljen e tyre anti-evropiane ndaj Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar”.

MPJ ka paralajmëruar se do do ta shtrojë këtë çështje para përfaqësuesve të Bashkimit Evropian si lehtësues të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme