Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur që në shumicën e pikave kufitare në hyrje dhe dalje të territorit të Kosovës nuk ka kolona të gjata të cilat shkaktojnë pritje shumë orëshe.
Kështu sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në Merdare.
Aty për të dalë nga territori i vendit, qytetarëve po u duhet të presin deri në dy orë .
E për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare, qytetarët nuk po duhet të presin më shumë se 10 minuta.
Deri në 40 minuta arrijnë pritjet në pikën kufitare të Dheut të Bardhë .
Këto vonesa aty po shkaktohen në hyrje dhe dalje të territorit të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq sipas po këtyre të dhënave, në pikat tjera kufitare nuk ka vonesa të mëdha.
Për të njëjtat vonesa dhe pritje në kufi, MPB ishte deklaruar se fajtori kryesor qëndron në kontrollet e panevojshme nga pala serbe, si dhe faktin që fluksi i madh i njerëzve e ka zënë palën kosovare të papërgatitur.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...