Në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, me 9 prill ndodhi grabitja e rreth 10 milion eurove. Ky rast, që vazhdon t’i pushtojë edhe sot ballinat e mediave në Shqipëri, ka ngjallur frikë për përsëritje të veprës.
Grabitja spektakulare në Rinas ka zbuluar shkeljen flagrante të ligjit për masat shtesë të policisë gjatë transportimit të parave.
Në ligjin e miratuar në qershor të 2016 parashikohej që asnjë lëvizje monetare drejt Rinasit të mos bëhet pa njoftuar policinë, dhe ndërkohë në thasët e lekëve të kishte GPS dhe bojë që bënte të pavlefshme kartëmonedhat në rast vjedhje. Ndërkohë në raste me shuma të mëdha, parashikohej shoqërimi me polici.
Atëherë u kërkua prishja e kontratës koncesionare me kompaninë që ruan Rinasin, se nuk kishin asnjë kusht sigurie. Në atë kohë u kryen edhe testime të sigurisë dhe dolën me raport që Rinasi nuk plotëson kushtet e sigurisë.
Por, sa i sigurt është Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë dhe a barten shuma të parave sikurse në Rinas, zyrtarë kompetentë kanë dhënë përgjigje për Indeksonline.
Aktualisht në Aeroportin e Prishtinës nuk ka asnjë kompani private të kontraktuar që merret me sigurinë brenda dhe jashtë terminalit.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, sigurinë në ANP ‘Adem Jashari’ e kryen personeli i aeroportit, i cili është certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare.
“Në bazë të legjislacionin në fuqi, sigurinë në ANP “Adem Jashari” e kryen personeli i aeroportit, i cili është certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare, dhe nuk ka asnjë kompani private të kontraktuar që merret me sigurinë e aeroportit”, u tha për Indeksonline nga MPB.
Tutje nga të njëjtit u tha se Departamenti për Siguri Publike, përmes inspektorëve mbikëqyrë sigurinë e aviacionit civil në Kosovë duke kryer auditime, inspektime dhe testime.
“Mund të ju njoftoj se siguria në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ është brenda standardeve të kërkuara”, u shtua tutje nga Zyra për Komunikim Publik.
Të pyetur nëse në aeroportin e Prishtinës bëhen transfere të shumave të mëdha të parave, ashtu siç pati javën e kaluar në aeroportin e Rinasit në Shqipëri, të njëjtin nuk janë përgjigjur.
Të vetmen gjë të cilën theksuan ishte se MPB bazuar në Ligjin për Aviacionin Civil të Kosovës është përgjegjëse për krijimin, mbajtjen dhe mbikëqyrjen e sigurimit të aviacionit civil, ndaj akteve të ndërhyrjeve të paligjshme në pajtim me legjislacionin që është në fuqi.
Duhet përkujtuar që në grabitjen e armatosur që ndodhi së fundi në Aeroportin e Rinasit u arrit të vidhen 10 milionë euro, përderisa tashmë për sigurinë në këtë aeroport po përkujdeset Ushtria e Shqipërisë./
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë