MPB publikon datat kur mund të shiten dhe përdoren fishekzjarrët

09:22 | 17 Dhjetor 2024
K.B

Ministria e Punëve të Brendshme ka dal me një njoftim sa i përket festimit me fishekzjarrë.

Me anë të një postimi në Facebook, nga kjo ministri thuhet se shitja e fishekzjarrëve lejohet nga 19 deri më 31 dhjetor.

Ndërsa përdorimi i fishekzjarrëve lejohet nga 26 dhjetor deri më 1 janar.

Sipas MPB-së duhet të respektoni këto data për të shmangur gjobat dhe për të festuar me siguri dhe gëzim.

“Kjo fushatë është përgatitur me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetëm e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose të kontribuesve në Fondin e Mirëbesimit”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj ministrie./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme