Zjarri i cili ka përfshirë një pjesë të Prevallës është duke vazhduar edhe të martën, më 13.08.2024.
Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se aktualisht janë në operacione për fikjen e zjarrit.
MPB bën të ditur se banorët në Prevallë janë jashtë rrezikut për jetë, dhe gjithashtu nuk ka rrezik për pasuri të banorëve.
Tutje, bëhet e ditur se prezent në këtë operacion janë Policia e Kosovës, pjesëtaret nga parku nacional në Prevallë etj.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Agjencia për Menaxhimin Emergjent, njofton të gjithë qytetarët se në situatën e krijuar nga zjarri në sipërfaqe të hapur në parkun nacional në Prevallë, aktualisht janë në operacione për fikjen e zjarrit nga toka përveç Njësisë së Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit nga Prizreni , edhe Njësitë e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit nga Gjakova, Prishtina dhe Ferizaj.
Gjithashtu MPB/AME ju njofton se rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve në Prevallë nuk ka, deri sa përpjekjet për ta mbajtur nën kontroll dhe të lokalizuar zjarrin vazhdojnë nga kapacitetet e komunës së Prizrenit me Komunat në ndihmë.
Prezent në operacion në mbështetje janë edhe Policia e Kosovës, pjesëtaret nga parku nacional Prevallë, Shërbimi Emergjent Mjekësorë nga Prizreni etj.
Nga afër situata koordinohet nga zëvendësministri i MPB-së, z. Blerim Gashani, zëvendës drejtori i AME-së, z. Shefki Abdullahu me staf nga AME, në koordinim të vazhdueshëm me Qendrën Operative Emergjente 112./Arbresh.info/
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...