Google ADS

MPB nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me Zvicrën

14:26 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe Departamentit Federal për Punë të Jashtme, i Qeverisë së Zvicrës, nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi për Projektin: “Fuqizimi i Autoriteteve për Menaxhim të Migrimit në Kosovë”.

Kjo marrëveshje është në përputhje dhe në zbatim të Marrëveshjes Kornizë, lidhur me Bashkëpunimin Teknik dhe Financiar, si dhe ndihmën humanitare ndërmjet Këshillit Federal Zviceran dhe Qeverisë së Kosovës, nënshkruar më 6 tetor 2010 dhe që ka hyrë në fuqi më 16 dhjetor 2010.

Marrëveshja u nënshkrua në respektimin e parimeve demokratike, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, të përcaktuara në mënyrë të veçantë me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, që frymëzojnë politikën e brendshme dhe të jashtme të të dy Palëve dhe përbëjnë një element thelbësor në mënyrë të barabartë me objektivat e kësaj Marrëveshjeje të Projektit.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe Departamenti Federal për Punë të Jashtme i Qeverisë së Zvicrës, duke vepruar përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, kanë rënë dakord mbi termat dhe kushtet e përcaktuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme