MPB mban nesër tryezë për ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin

15:47 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

MPB njofton se nesër do të mbajë tryezë për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë tryezë me temën: “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm”.

Në këtë konferencë do të marrë pjesë: Kryeministri i Republikës se Kosovës, z. Ramush Haradinaj, ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, ministra të linjës së qeverisë së Kosovës, Ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë dhe akteret kyç që merren me luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Republikën e Kosovës.

Tryeza do të mbahet nesër më 2 nëntor, duke filluar në ora 11:00, në Objektin e Qeverisë së Republikës se Kosovës salla P37.

Të ngjashme