Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) do të lansojë raportin e vlerësimit të gjerë të perceptimeve mbi radikalizmin në nivel të komunitetit në Kosovë, i cili u përgatit me mbështetjen teknike të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në një konferencë për media që do të mbahet sot në zyrët e UNDP-së.
Vlerësimi kishte për qëllim mbledhjen e perspektivave të reja dhe kuptimin e faktorëve të identifikuar që veprojnë si shtytës të radikalizimit në Kosovë – veçanërisht në nivel lokal.
Hulumtimi ka qëllim të caktuar të vlerësimit të perceptimeve të radikalizimit në nivel komuniteti në Kosovë, rolit të perceptuar të bashkëmoshatarëve, institucioneve arsimore, udhëheqësve fetarë, mësimdhënësve dhe komuniteteve si dhe rolit dhe ndikimit të perceptuar të mediave, internetit dhe mediave sociale në rekrutimin dhe radikalizimin në Kosovë.
Objektivi është të sigurojë njohuri që mund të plotësojnë më tej strategjinë kombëtare të Kosovës dhe institucionet e saj në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të jetë folësi kyç , pasuar nga prezentimi dhe sesioni i pyetje & përgjigje-ve.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...