MPB lanson Bazën e të Dhënave për Viktimat e Trafikimit

07:26 | 24 Nëntor 2023
K.B

Ministria e Punëve të Brendshme sot përmes një konference do të bëj lansimin e Bazës së të Dhënave për Viktimat e Trafikimit.

Në këtë konferencë detaje rreth kësaj baze shumë të rëndësishme, e cila bëhet për herë të parë në Kosovë, do të japë Koordinatori Kombëtar kundër Trafikimit me Njerëz, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës në Kosovës, zyrtarë nga zyra e Bashkimit Evropian që merren me ani-trafikim, si dhe zyrtarë të lartë të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.

Ceremonia do të mbahet nesër, 24 nëntor 2023 në Sëiss Diamond Hotel në Prishtinë dhe fillon në ora 10:00.

Agjenda:

09:30 – 10:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve

10:00 – 10:15 Fjala e Koordinatorit Kombëtar kundër Trafikimit me Njerëz

Z. Blerim Gashani, Zv. Ministër i Punëve të Brendshme

10:15-10:55 Folësit tjerë

Znj. Fahrije Tërnava- Sheremeti, Sekretare e Përgjithshme, Ministria e Punëve të Brendshme

Nënkolonel z. Bahri Shala, Policia e Kosovës

Z. Tankut Soykan, UD. Shef i Zyrës të Këshillit të Evropës në Prishtinë

Znj. Monica Petrovici, Menaxhere e Projektit, Divizioni Anti- Trafikim, Këshilli i Evropës, Strasburg

10:55-11:45 Prezantimi i Bazës së të Dhënave

Znj. Grese Gerdovci Paca, Zyrtare e Lartë kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme

12:00 Dreka

Zhvillimi i Bazës së të Dhënave është financuar nga projekti « Forcimi i veprimeve anti-trafikim », zbatuar nga Këshilli i Evropës dhe bashkë financuar nga Belgjika, Gjermania, Irlanda, Norvegjia dhe Këshilli i Evropës

Të ngjashme