Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë shtetasit e huaj, se nga e hëna fillon aplikimi i termineve online për leje të qëndrimit
Kjo formë e aplikimit ka për qëllim lehtësimin e procesit të aplikimit për leje të qëndrimit për shtetasit e huaj, transmeton arbresh.info
“Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Divizioni për të Huaj që është në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion njofton se nga e hëna fillon me aplikimin e termineve Online lidhur me shërbimet ndaj shtetasve të huaj për leje të qëndrimit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Divizioni për të Huaj nga e hëna fillon me aplikim ONLINE
Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Divizioni për të Huaj që është në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion njofton se nga e hëna fillon me aplikimin e termineve Online lidhur me shërbimet ndaj shtetasve të huaj për leje të qëndrimit.
Ky aplikim ka për qëllim lehtësimin e procesit të aplikimit për leje të qëndrimit nga shtetasit e huaj, eliminimin e pritjeve të gjata dhe respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj të cilët aplikojnë për leje qëndrim në Republikën e Kosovës si dhe avancimin e sistemeve elektronike.
Shtetasit e huaj të cilët aplikojnë për leje të qëndrimit si dhe shërbimet tjera që ndërlidhen me fushëveprimin e Divizionit për të Huaj, që nga data 21.06.2021 për këto shërbime do të mund të aplikojnë tek terminet online.
Linku për termine është i publikuar në web faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!