MPB-ja serbe: Zëvendësdrejtori i PK-së është dërguar në mbajtje, katër policë tjerë janë ndaluar

11:25 | 18 Prill 2024
E.K

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës njoftoi dje se policia serbe ka arrestuar dhjetë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se dje janë ndaluar katër policë të Kosovës, njëri prej të cilëve është dërguar në mbajtje.

“Katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë marrë në mbajtje, njëri është ndaluar – zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës”, ka thënë MPB-ja e Serbisë, për Kosovo-online.

Ata janë ndaluar gjatë kontrollit në vendkalime, për shkak të kontrolleve të sigurisë, shtojnë MPB-ja.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë më herët hodhi poshtë pretendimet e zyrtarëve dhe institucioneve të Kosovës për ndalimin e autobusëve me shenja regjistrimi të Kosovës në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, duke theksuar se policia nuk ka ndaluar asnjë nga qytetarët dhe as nuk i ka penguar ata të hyjnë apo kalojnë.

Të ngjashme