Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Londër, shkruan arbresh.info
Ministri Flamur Sefaj ka shprehur indinjatën për tragjedinë e sotme.
“Ministria e punëve të Brendshme, dënon ashpër sulmin terrorist në Londër
Ministria e Punëve të Brendshme, në emër të ministrit, z.Flamur Sefaj, shpreh indinjatën e thellë për sulmin terrorist që ndodhi në Londër të Britanisë se Madhe.
Përballë kësaj tragjedie Ministria e Punëve të Brendshme, më shumë se kurrë qëndron në krah të Britanisë së Madhe. Lufta kundër terrorizmit do të mbetet prioritet i Ministrisë së Brendshme të Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
26 persona kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi i bombës së improvizuar në metronë e Londrës./arbresh.info/
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...