Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj i shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm i MPB-së, Lulzim Ejupi, kanë vizituar Qendrën e Akomodimit të personave të riatdhesuar, ku është bërë inaugurimi i këndit të lojërave në këtë Qendër.
“Ky projekt, i cili është në kuadër të mbështetjes së procesit të ri integrimit të personave të riatdhesuar, është i mbështetur nga qeveria e Gjermanisë, konkretisht nga GIZ”, thuhet në komunikatën e MPB-së, transmeton arbresh.info.
Në këtë rast, ministri Sefaj e falënderoi shefin e GIZ, James Macbeth Forbes, për mbështetjen e vazhdueshme që po bën në procesin e ri integrimit të personave të riatdhesuar.
Ndërsa, Forbes premtoi ministrin Sefaj se mbështetja e qeverisë gjermane do të vazhdojë edhe në të ardhmen./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...