MPB me hapa konkret rreth pajisjes së të gjithë qytetarëve me dokumente të nevojshme

16:57 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, z.Flamur Sefaj që prej marrjes së detyrës ka ndërmarrë hapa konkretë rreth pajisjes së qytetarëve të Kosovës me dokumente të nevojshme dhe ka punuar në avancimin e sistemeve dhe gjendjes se Agjencisë për Regjistrim Civil të Kosovës.

Ministri Sefaj ka nënshkruar udhëzimin administrativ që derivon nga Marrëveshja e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë për Lëvizje të lirë të qytetarëve, ky udhëzim administrativ rregullon procedurat për kalimin në targa të Kosovës (KS dhe RKS) nga targat e vjetra të ish-Jugosllavisë, shkruan portali arbresh.info.

Gjithashtu janë duke u përgatitur nga organet përgjegjëse modelet që të bëhet pajisja e qytetarëve në komunat me shumicë serbe me dokumente të Kosovës (letërnjoftim, pasaportë, certifikatë të lindjes dhe certifikatë të martesë).

Agjencia e Regjistrimit Civil gjithashtu do të dorëzojë kopjet e librave amzë të Komunës së Mitrovicës, në koordinim me komunën e Mitrovicës së Jugut dhe atë të Veriut.

E gjithë kjo punë është duke u bërë në kuadër të misionit që ka MPB në kuadër të ofrimit të shërbimeve të nevojshme për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim. Pajisja me dokumente ndikon drejtpërdrejt në lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme