MPB e Policia e Kosovës të përkushtuara të gjejnë autorin e vrasjes së Ivanoviqit

17:28 | 18 Janar 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, z.Flamur Sefaj, me t’u njoftuar me aktin kriminal që ndodhi në veri të Kosovës, si rezultat i të cilit u vra Oliver Ivanoviq, ka vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat e MPB-së, me qellim që akterët e këtij krimi të kapen sa më parë.

Në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, e cila që nga momenti i parë është në vendin e ngjarjes dhe së bashku me mekanizmat tjerë relevantë të sigurisë dhe në koordinim me organet e ndjekjes është duke e trajtuar në mënyrë serioze aktin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Policia e Kosovës ka identifikuar një numër të shasisë së veturës së djegur e cila është gjetur në Veri të Mitrovicës e cila besohet se është e involvuar në vrasjen e Oliver Ivanovic-it dhe të cilën menjëherë ka arritur ta lokalizoj përmes kanaleve ndërkombëtare të komunikimit, në një shtet të BE-së.

Si rezultat i bashkëpunimit me këtë shtet të BE-së, gjithnjë në nivel operacional-policor, ka rezultuar se vetura në fjalë, që nga viti 2009 ka qenë në një adresë të caktuar në Serbi e po ashtu ka arritur të siguroj se kujt i është shitur po e njëjta veturë në vitin 2017.

Me këtë rast, Ministri Sefaj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, tashmë kanë dërguar njoftimin tek Prokurori i rastit i cili është në proces të dërgimit të kërkesës së tij nëpërmes kanaleve zyrtare për ndihmë juridike ndërkombëtare tek autoritetet serbe.

Institucionet e rendit, duke filluar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, Ministria e Drejtësisë, posedojnë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të hetuar këtë rast, dhe janë ne maksimum të përkushtuara që këtij akti kriminal t’i japin sa më shpejtë një epilog, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme