Zëvendësministrat e punëve të Brendshme, Valdet Hoxha dhe Milan Radojeviq, kanë marrë pjesë në prezantimin e Marrëveshjes Globale për Migracionin dhe Refugjatët.
Në këtë prezantim të organizuar nga misioni i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin – Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migracionin dhe Misioni Zyrës së Lartë të OKB-së për Refugjatë në Kosovë, zëvendësministri Valdet Hoxha theksoi sfidat e Kosovës në menaxhimin e migracionit.
Me këtë rast, ai tha se MPB ka përcaktuar një varg prioritetesh me të cilat duhet të ballafaqohet vendi në një afat të mesëm kohor.
“Migrimi i parregullt, kontrolli efikas i kufijve për të shmangur trafikimin dhe kontrabandën imin njerëz dhe mallra, ri-integrimi i qëndrueshëm, përfshirja e objektivave të Kombeve te Bashkuara në praktikat qeverisëse dhe kanalizimi i potencialit të diasporës dhe remitancave janë identifikuar si prioritete të vendit tonë”, tha zëvendësministri Hoxha.
Ai shtoi se këto prioritete janë pjesë përbërëse e të gjitha dokumenteve strategjike të vendit dhe njëherazi të mbuluara më ligje përkatëse. Gjithashtu në këtë ngjarje prezantoi edhe zëvendësministri tjetër i Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq.
Kjo ngjarje është duke u organizuar me rastin e miratimit të Deklaratës së Nju Jorkut për Refugjatë dhe Migrantë të aprovuar më 19 shtator të vitit 2016, e cila përcakton miratimin e domosdoshëm të një Marrëveshjeje Globale për Migracionin e sigurt, të organizuar dhe të rregullt (MGM).
Marrëveshja do të aplikohet për të përmirësuar koordinimin në fushën shumëdimensionale të migrimit ndërkombëtar dhe do të shërbejë si një strukturë gjithëpërfshirëse për bashkëpunim ndërkombëtar, duke adresuar çështjet që kanë të bëjnë me migrantë, gatishmërinë për lëvizje të njerëzve dhe të gjitha aspektet tjera të migrimit ndërkombëtar.
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...